×
  • Lajme
  • Lajme

    Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur – ata protestojnë kundër pushtetit të Vuçiqit

    FrontOnline
    06 Prill 2025

    Në Serbi po vazhdojnë protestat kundër regjimit të Aleksandar Vuçiq, ndërsa Sonja Biserko, udhëheqëse e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, ka theksuar se brezi i ri është duke u ngritur kundër pushtetit 13-vjeçar të Vuçiqit.

    Ajo ka shtuar se këta protestues janë gjithashtu kundër sistemit mafioz dhe korruptiv, të cilin e konsiderojnë të udhëhequr nga Vuçiq.

    Biserko ka deklaruar se shumë persona mendonin se të rinjtë nuk janë të interesuar për politikë dhe se ata shpresonin të përfundonin studimet dhe të emigronin jashtë vendit.

    “Sepse shumica në Serbi kanë qenë e mendimit se këto gjeneratat e reja nuk janë të interesuara për politikën dhe se presin të përfundojnë studimet dhe të shkojnë jashtë vendit. Këtë që ata e thonë për Kosovën, është diçka me të cilin ata janë rritur. Kjo është propagandë që dominon në formimin e këtyre të rinjve.” – ka thënë Biserko për KlanKosova.

    Megjithatë, ajo e shikon këtë perceptim si një rezultat të propagandës që ka dominuar formimin e këtij brezi të ri. Për më tepër, ajo ka theksuar se rinia dhe shumë qytetarë të tjerë në Serbi tani janë të vetëdijshëm se Kosova është një shtet i pavarur.

    “Me rëndësi të themi se shumica e qytetarëve në Serbi kanë njëlloj raporti me Vladimir Putinin dhe Rusinë, në të njëjtën kohë ata shkojnë në Perëndim. Kjo është situatë goxha shumë skizofrenike. Edhe rinia e dinë që Kosova në fakt nuk është Serbi. Por në mesin e tyre ka edhe njerëz që janë me orientim djathtist dhe grupe djathtiste. Por kjo nuk është që dominon në këto protesta”.

    “Tani ky është një proces që do ta shohim se si do të shkojë. Askund nuk kalon lehtë, dhe nuk pritet të jep përgjigje në të gjitha çështjet që Serbia duhet të përballet. Duhet që të shikohet në pasqyrë, në mënyrë që ata ta kuptojnë gjithë atë që ka ndodhur në 40 vitet e fundit, dhe çfarë ndikimi ka pasur në rajon.”, tha tutje ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Prill 2025
    Protestuesit e mbledhur në sheshet e kryeqytetit janë nisur drejt Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj...
    Lajme11 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan, në Turqi ku udhëtoi për të marrë pjesë në...
    Lajme11 Prill 2025
    “Asnjë cent më shumë”, është motoja kryesore që protestuesit po thërrasin kundër shtrejtimit të energjisë. Një organizator i kësaj iniciative, gjatë protestës...
    Të tjera
    Front TV11 Prill 2025
    Pak pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji ku u miratua propozimi për shtrenjtimin e rrymës, ka nisur protesta e paralajmëruar...
    Lajme11 Prill 2025
    Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të ZRRE-së ku janë miratuar propozimet për rritjen e të hyrave...
    Lajme11 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.“Presidentja e...
    Lajme11 Prill 2025
    Pjesëtarë të Policisë të Kosovës janë vendosur në hyrje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pas mbledhjes që ky institucion ka pasur...
    Lajme11 Prill 2025
    Bordi i ZRRE-se ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në kuadër të kësaj mbledhje, zyrtarët e ZRRE-së janë deklaruar në lidhje me kërkesat...
    Lajme11 Prill 2025
    Shefi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve që ishin të pranishëm në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.