Modelja Candice Swanepoel (33) befasoi publikun kur Kim Kardashian u shfaq me një fustan të pazakontë në hapjen e dyqanit në Miami. Në të vërtetë, modelja kishte veshur një fustan të zi me rrjetë, i cili ia mbulonte pjesën e poshtme të trupit dhe i nxirrte në pah gjoksin.
Bashkë me fustanin vezullues, bukuroshja e famshme e pasarelave e ka kombinuar me një çantë sateni në ngjyrë të verdhë dhe sandale të zeza me rripa të hollë. Ajo i njomi flokët e saj të gjatë biondë, e sa i përket mënyrës së grimit, mund të thuhet se ishte diskret me theksin tek sytë e saj blu.
Fjala vjen, Candice ia detyron linjën e saj të hollë baletit, të cilin e ka bërë që në fëmijëri dhe sot e kësaj dite ka ndërtuar një karrierë të lakmueshme si modele e suksesshme që vazhdon ende./FrontOnline/