×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Binance prezanton versionin e ri të Launchpool dhe faqes BNB me rezultate rekord në shpërndarjen e tokenëve

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Binance, ekosistemi lider global i teknologjisë blockchain dhe platforma më e madhe e këmbimit të kriptovalutave në botë sipas volumit të tregtimit dhe numrit të përdoruesve, ka prezantuar një version të përmirësuar të përvojës së përdoruesit për Binance Launchpool (aktualisht i disponueshëm vetëm në aplikacionin Binance) dhe një faqe të re për BNB-në. Ky përditësim lehtëson procesin e pjesëmarrjes në airdrop-e përmes BNB-së dhe e bën më të lehtë për përdoruesit të ndjekin shpërblimet dhe pozicionet e tyre aktive.

    Ndër risitë e këtij përditësimi janë: navigim më i thjeshtë, përmirësim i paraqitjes vizuale, njoftime push për airdrop-et e reja, dhe një seksion FAQ për përdoruesit e rinj. Përmes faqes së re, përdoruesit kanë akses të drejtpërdrejtë në BNB Simple Earn, si dhe mund të monitorojnë lehtësisht airdrop-et aktive dhe ato që priten, përfshirë Launchpool, Megadropdhe HODLer Airdrop.

    Faqja e re BNB thekson gjithashtu përfitimet kyçe si uljet në tarifat e tregtimit dhe privilegjet VIP, duke ndihmuar përdoruesit të kuptojnë vlerën afatgjatë të mbajtjes së BNB-së.

    Sipas Jeff Li, Zëvendëspresident i Produktit në Binance:“Përmirësimet e reja u japin përdoruesve mundësinë të shfrytëzojnë më lehtë potencialin e plotë të BNB-së dhe të marrin pjesë në lançimet më cilësore të tokenëve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt edukimit të komunitetit dhe përmirësimit të përvojës në platformë.”

    Sipas një raporti të fundit të CoinMarketCap mbi listimin e tokenëve në bursat qendrore (CEX), Binance ka shpërndarë rreth 2.6 miliardë dollarë në formë staking dhe airdrop në vitin 2024 – që përbën 94% të totalit të shpërndarë nga të gjitha bursat qendrore. Po ashtu, Binance renditet e para për ROI (kthimin mesatar nga investimi) dhe nuk ka hequr asnjë nga 77 tokenët e listuar në periudhën 2023–2024.

    Që nga tetori i vitit 2020, përmes LaunchpoolMegadrop dhe HODLer Airdrop, janë mbështetur 83 projekte dhe janë angazhuar mbi 5.4 milionë pjesëmarrës unikë. Për vitin 2024, pjesëmarrësit në këto programe kanë përfituar kthime që variojnë nga 53% deri në 78%, duke konfirmuar rëndësinë e BNB-së për shpërblimet ekskluzive brenda ekosistemit të Binance.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.