-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Binance Alpha 2.0: Një mënyrë e re investimi në kriptovaluta në fazat e hershme

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Binance, ekosistemi më i madh global i blockchain-it dhe platforma kryesore e shkëmbimit të kriptovalutave sipas volumit të tregtisë dhe numrit të përdoruesve, ka lansuar Binance Alpha 2.0. Ky zhvillim i ri vjen pas suksesit të Binance Alpha në Binance Wallet, të prezantuar në dhjetor 2024. Tani, Binance Alpha 2.0 është i disponueshëm edhe në platformën e shkëmbimit të Binance, duke u ofruar përdoruesve një mënyrë të thjeshtë për të eksploruar dhe tregtuar tokenat Alpha.

    Me Binance Alpha 2.0, përdoruesit mund të blejnë drejtpërdrejt tokena në platformën e Binance, pa pasur nevojë për një portofol të jashtëm Web3. Ata mund të përdorin fondet nga llogaritë e tyre Spot, Funding dhe të tjera të mbështetura përmes Binance Pay, duke e bërë tregtimin më të lehtë dhe më efikas. Kjo integrim përmirëson likuiditetin dhe optimizon kapitalin, duke ofruar një përvojë të thjeshtuar tregtare. Gjithashtu, Binance Alpha 2.0 implementon mbrojtje MEV, duke siguruar çmime më të mira dhe transaksione më të sigurta për përdoruesit.

    Winson Liu, lider global i Binance Wallet, deklaroi: “Binance Alpha 2.0 është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të tregtisë së centralizuar dhe asaj të decentralizuar. Kjo u ofron përdoruesve një mënyrë të thjeshtë dhe intuitive për të zbuluar dhe tregtuar tokena në fazat e hershme direkt në platformën e Binance. Duke integruar tokenat Alpha në Binance Exchange, ne po përmirësojmë aksesin, optimizojmë kapitalin dhe thjeshtojmë përvojën e përdoruesit, gjithmonë duke ruajtur transparencën në përzgjedhjen e tokenave.”

    Binance Alpha mbetet një platformë kryesore për zbulimin e projekteve të reja, ku tokenat përzgjidhen bazuar në analizat e ekspertëve të Binance, me fokus në potencialin e rritjes, interesin e komunitetit dhe përputhjen me trendet kryesore të industrisë së kriptovalutave.

    Suksesi i Binance Alpha dhe zgjerimi i 2.0

    Që nga lansimi, Binance Alpha ka sjellë mundësi të reja për investitorët, duke i lejuar ata të zbulojnë projekte të reja përpara se të listohen në tregun e gjerë. Deri më tani, tetë tokena të prezantuar përmes Binance Alpha janë listuar me sukses në Binance Spot.

    Bazuar në të dhënat e Dune.com (@lz_web3), më 18 mars 2025, Binance Wallet regjistroi transaksione në blockchain me vlerë 90.55 milionë dollarë, duke përbërë 54% të vlerës totale të tregtisë për portofolët e kriptovalutave – më shumë se çdo platformë tjetër. Binance Wallet gjithashtu kryeson tregun me 29.5% të tregtarëve aktivë, duke dëshmuar rritjen e madhe të interesit për tokenat në fazat e hershme.

    Ky sukses ka krijuar terrenin për zgjerimin e Binance Alpha 2.0, duke e bërë tregtimin e tokenave të reja edhe më të thjeshtë për përdoruesit.

    Lansimi dhe përfitimet për përdoruesit

    Binance Alpha 2.0 tashmë është lansuar në disa tregje si pjesë e fazës BETA, dhe në ditët në vijim do të zgjerohet edhe në tregje të tjera.

    Si pjesë e lansimit, të gjithë përdoruesit që bëjnë tregti përmes Binance Alpha 2.0 do të përfitojnë zero tarifa tregtarenga 17 mars 2025 deri më 17 shtator 2025. Përdoruesit do të mbulojnë vetëm tarifat e rrjetit për transaksionet on-chain.

    Për më shumë informata rreth Binance Alpha 2.0, vizitoni njoftimin zyrtar në faqen e Binance.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar përfundimin e vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë dhe dërgimin e tij...
    Lajme22 Mars 2025
    Shenoll Muharremi ka analizuar trendet e rritjes së energjisë, çmimeve të ushqimit dhe inflacionit në periudhën 2020-2025 në Kosovë. Në krahasimet e...
    Lajme22 Mars 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka qëndruar në Llap sonte ‘‘mes njerëzve zemërhapur’’...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e ka krahasuar familjen e tij me atë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama. I...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzuar një padi kundër administratës të presidentit amerikan, Donald Trump,...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Papa Françesku do të dalë të dielën nga spitali ku ka kaluar më shumë se një muaj duke u trajtuar për pneumoni...
    Lajme22 Mars 2025
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi rryma pritet të rritet në muajin prill, e që sipas tij, çmimi i energjisë...
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroanaliza në mënyrë që të menaxhohet më mirë trafiku në kryeqytet...
    Sport22 Mars 2025
    Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pritet të rikthehet në futboll në vitin 2025. Trajneri francez nuk ka drejtuar asnjë skuadër që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.