Jo të gjithë fansat e këngëtares Billie Eilish mbështetën ndryshimin e stilit të saj. Në të vërtetë, këngëtarja 19-vjeçare zbuloi se humbi mijëra ndjekës kur postoi fotografi në një korse në rrjetet e saj sociale në maj të këtij viti. “Është shumë çnjerëzore”, tha ajo për fansat e saj që ende presin që ajo të veshë veshjet e gjera me të cilat dikur ishte e njohur.
“Kam humbur 100,000 ndjekës, vetëm për shkak të gjoksit tim”, tha ajo për revistën Elle. “Njerëzit kanë frikë nga gjinjtë e mëdhenj”, tha ajo. Këngëtarja e veshur me një korse pozoi për British Vogue në maj. Ajo së fundmi u shfaq në Met Gala me një fustan joshës, për të cilin tha se i ngjalli dashurinë për fustanet e fëmijërisë./FrontOnline/