Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata, është zgjedhur “Artistja femër e dekadës”, nga Billboard Albania.
Në dekadën e fundit (2010-2020) kanë ndodhur shumë ndryshime në industrinë e muzikës shqiptare, shumë këngë, shumë videoklipe, shumë artistë të rinj që kanë sjellë risi, por artistja femër që ka dominuar gjithmonë tregun muzikor dhe vazhdon të ketë një impakt mjaft të madh te publiku, sipas Billboard Albania, është Elvana Gjata.
Gjatë këtyre dhjetë viteve Elvana ka publikuar shumë projekte si: këngë solo, bashkëpunime dhe ka qenë pjesë e shumë reklamave dhe brendeve të ndryshme.