“Mënyra e vetme për të eliminuar kërcënimin e Covid-19 nga një shtet, është që ta eliminosh në të gjitha shtetet”.
Kështu u shpreh Bill Gates në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Themeluesi i Microsoft theksoi se gjëja e vetme që duhet bërë është të prodhohet një vaksinë “e sigurt dhe efikase”, gjë të cilën ai parashikon se do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.
“Mund të ketë edhe më shumë se një vaksinë. Falë saj, bota më në fund do të ketë mundësinë që të çrrënjosë kërcënimin e pandemisë dhe t’i kthehet jetës normale. Por, vaksina nuk mjafton. Duhen prodhuar miliona vaksina dhe të gjendet strategjia më e mirë për shpërndarjen e saj”, theksoi Gates.
Ai nënvizoi gjithashtu se vaksina duhet të jetë për të gjithë vendet.