Bayern Munichu do të mbetet pa Hansi Flickun nga fundi i këtij edicioni.
Trajneri gjerman vendosi të largohet nga klubi bavarez pas mosmarrëveshjeve të brendshme, shkruan FrontOnline.
Ndërsa, gazeta e madhe gjermane, “Bild” e ka mësuar tashmë emrin e trajnerit të ri të kampionit të Gjermanisë.
Bëhet fjalë për trajnerin e RB Leipzigut, Julian Nagelsmann, i cili do ta drejtojë Bayernin në vazhdim.
Palët kanë arritur marrëveshje, por që problem do të jetë marrëveshja mes Leipzigut dhe Bayernit.
Gazeta gjermane mes të tjerash raporton se Leipzig kërkon 25 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës së Nagelsmannit./FrontOnline/