×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bilanci tregtar në Kosovë: 1 miliard euro importe dhe vetëm 127 milionë eksporte në 2025

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Kosova siç duket po përballet me një përkeqësim të bilancit tregtar në fillim të vitit 2025, teksa eksportet në janar dhe shkurt shënuan rënie krahasuar me muajt e njëjtë të vitit paraprak.

    Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë një rritje të deficitit tregtar dhe një rënie të eksporteve.

    Në muajin janar 2025, deficiti tregtar i Kosovës arriti në 414,1 milionë euro, një rritje prej 29,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    Sipas të dhënave të publikuara, eksportet e Kosovës për këtë muaj ishin vetëm 59,7 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 1,1 për qind.

    Ndërsa importet u rritën në mënyrë të ndjeshme, duke arritur vlerën e 473,8 milionë eurove, një rritje prej 24,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar, raporton Sinjali

    Tendenca rritëse e deficitit tregtar vazhdoi edhe në muajin shkurt, ku ai arriti në 451,4 milionë euro, një rritje prej 13,6 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2024.

    Eksportet u tkurrën me 4,3 për qind, duke u ulur në 67,3 milionë euro, ndërsa importet arritën 518,6 milionë euro, një rritje prej 10,9% për qind./Express

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Qeveria e Kosovës ka themeluar të mërkurën Këshillin Organizativ për shënimin e 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës. Në mbledhjen...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka numëruar “rezultatet e jashtëzakonshme” të qeverisjes së tij në këto katër vjet mandat. Ai thotë se...
    Lajme26 Mars 2025
    Ridvan Hoti është emëruar zëvendësdrejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Propozim-vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Hoti është...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Ushtarë letonezë dhe polakë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kanë kryer trajnime për kontrollin e trazirave të turmës....
    Kronika26 Mars 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura me targa lokale ankueses femër kosovare. Rasti nën hetime....
    Vip26 Mars 2025
    Ndryshe nga netët e tjera, nominimet u bënë mbrëmë të hapura në shtëpi. Banorët thanë emrat duke parë njëri-tjetrin në sy. Banorët...
    Sport26 Mars 2025
    Besfort Zeneli i cili e la Kosovën, tashmë i ka bërë dy paraqitje me Suedinë. Ai luajti 11 minuta në miqësore ndaj...
    Sport26 Mars 2025
    Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) ka njoftuar se të premten, më 28.03.2025, do të organizojë ekspozitën “Përpjekja e artë – rrugëtimi...
    Sport26 Mars 2025
    Ish-kampioni i peshave të rënda në UFC, Cain Velasquez, është dënuar me pesë vite burg për tentativë vrasjeje. Velasquez, 42 vjeç, pranoi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.