×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bilanci 8 vjeçar / ProCredit Bank fitoi 141 milionë euro, 844 punëtorë i largoi nga puna

    FrontOnline
    17 Mars 2021

    Vetëm gjatë 8 viteve të fundit të operimit të saj në Kosovë, “ProCredit Bank” arriti të krijo një profit neto prej hiç më pak se 141 milionë euro, deri sa gjatë kësaj periudhe kohore nga puna i largoi  mbi 844 punëtorë, raporton “Front Online”.

    Kulmi i largimeve masive nga puna është arritur në vitin 2019, kur banka ka rritur të krijoj një profit rekord prej më shumë se 21,4 milionë euro, përderisa numrin e të punësuarave e ka zvogëluar në 256, nga 1100 sa ka qenë në vitin 2012.

    Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2012 “ProCredit Bank” ka pasur të punësuar 1100 punëtorë, deri sa ka mbyllur vitin me një profit neto prej 18.5 milionë eurove, deri sa në fund të vitit 2013 kjo bankë ka pasur të punësuar 869 punëtorë dhe vitin e ka mbyllur me një fitim të pastër prej 16 milionë euro.

    Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare shihet se në vitin 2014 numri i të punësuarave në këtë bankë ka rënë në 689, deri sa fitimi neto ka qenë 14,5 milionë euro, raporton “Front Online”.

    Po ashtu, në vitin 2015 fitimi bankës është rritur dukshëm duke arritur në 18,3 milionë euro, ndonëse banka ka  vazhduar me largim të stafit, ku në fund të këtij viti numri i të punësuarve në fund të vitit ka zbritur në 544, raporton “Front Online”.

    Në vitin 2016 numri i të punësuarave në “ProCredit Bank” ka rënë në 465 të punësuar, deri sa banka e ka mbyllur vitin me një profit neto prej 16 milionë euro, raporton “Front Online”.

    Sipas të dhënave të siguruara shihet se në vitin 2017 numri i të punësuarave në bankën “ProCredit Bank” ka rënë në 393 deri sa fitimi pastër i bankës ka qenë 18,4 milionë euro.

    Edhe në vitin 2018  “ProCredit Bank” ka vazhduar me zvogëlim të stafit duke e sjell në 268 të punësuar, pavarësisht se vitin e ka mbyllur me profit të përafërt me atë të vitit paraprak, raporton “Front Online”.

    Në vitin 2019 ku banka ka mbyllur vitin me një rekord fitimi prej 21,4 milionë euro, deri sa numrin e të punësuarave e ka zvogëluar në 256.

    Front Online i ka dërguar pyetje “ProCredit Bank”, por as pas gati një javë pritje nuk ka arritur të marrë përgjigje / Front Online /

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.