Covid-19 ka shënuar një numër të lartë vdekjesh ditën e sotme në Shqipëri, me plot 7 persona.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 284 raste të reja nga 1278 testime në total.
Ndërkohë, në spital janë të shtruar 285 persona në dy spitalet Covid-19.
COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278
Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434