Një nga modelet më të bukura sot, Irina Shayk, i vuri sërish flakën botës me një fushatë të re për koleksionin “Ivytopia”, krijuar nga Beyoncé për markën Adidas. Sa i përket vetë koleksionit të rrobave të banjës, siç shpjegohet nga krijuesit, ajo u frymëzua nga ideja e femrave të forta, si dhe nga qëllimi që modelet e rrobave të banjës t’i përshtaten çdo forme trupore.
Motivi kryesor i kësaj fushate është të gjeni dhe shprehni personalitetin tuaj ashtu siç jeni në të vërtetë, jo siç dëshiron bota që të jeni.
Për këtë arsye, Irina për sesionin fotografik kishte veshur një rroba banje ngjyrë bojëqielli, e për më tepër ajo theksoi figurën e saj të hollë dhe këmbët në formë me taka të larta. Në mënyrë që pamja e përgjithshme të jetë autentike, modeli zgjodhi të ashtuquajturën një frizurë e lagur që kompleton look-un e saj për fushatën e markës së lartpërmendur.
Përveç kostumeve të thjeshta, në stok mund të gjeni edhe ato me dizajne të ndryshme, dhe lulet do të jenë një nga liderët këtë sezon./FrontOnline/