Kryesia e Bashkesisë Islame të Kosovës ka marrë dy vendime me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Përmes një njoftimi, BIK-u ka njoftuar se para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare.
Tutje në njoftim kërkohet nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienen e tyre, të pastrojnë duartë, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike.