Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, ka prezantuar sot (e martë) projektin e ri muzikor.
“Merri” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një paraqitje atraktive e joshëse.
Teksti dhe muzika ndërkohë është realizuar nga artisti i njohur nga Shqipëria, Irkenc Hyka.
Ky i fundit është përkujdesur edhe për producimin me video të bërë nga Senad Hallaqi.
Ripërpunimi i këngës “Akoma të du” të Bertan Asllanit mbetet prurja e fundit që solli Big Mama.
E njëjta muajve të fundit u përfol tejet shumë për pjesëmarrjen në spektaklin Big Brother VIP.