Producentja e Big Brother Vip, Lori Hoxha në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Top Channel , Wake Up ka zbuluar disa detaje të reja për spektaklin që starton sonte.
Lori Hoxha ka zbuluar se do të jenë 14 personazhe vip, artistë, balerinë, këngëtarë, ish-futbollistë apo aktorë.
Producentja tha se edhe motra e saj Sara Hoxha është pjesë e produksionit, e cila ka qenë në çdo hap të përgatitjeve të spektaklit.
Ajo u shpreh se Big Brother Vip do të jetë deri në fund të janarit.
“Këtë vit do të jetë 80% ndryshe nga vitet e tjera, pasi më parë kam qenë edhe e re. Më parë kam punuar shumë ngushtë me Ledionin, veç se kisha lidhje profesionale dhe familjare, ai më mbulonte. Tani dola nga zona e rehatisë. Kam mësuar shumë në Top. Kam qenë prezente për të dhënë copëzën time. Jam shumë e lumtur për Big Brother të hynte në jetën time. Të vetmit njeri që i kam hyrë në hak është Sara. Ajo thotë s’ka gjë se do të vijë momenti im. Kur nuk isha unë ishte ajo. Ajo është opinionistja ime e ëndrrave”, tha Lori.
Në lidhje me pyetjen se cili ishte emisioni i ëndrrave të saj, Lori tha se ajo do emisionet me njerëz.
“Mua më pëlqejnë të gjitha emisionet që kanë të bëjnë me shumë njerëz. Ky zhaner më pëlqen. Unë rrezikoj shumë, por jo me Big Brother, jemi munduar t’i mbahemi formatit. Unë si shikuese do ta shoh sonte se kush më pëlqen dhe kush vlen si konkurrent. Kam dashur të jem shumë e ftohtë sepse mund të influencohen se ndryshe nuk bëjmë dot një show të mirë. Të lutem më trego se çfarë ke veshur e pyes Arbanën. Unë edhe Arbana e e kuptojmë shumë njëra tjetrën, unë nuk kam ndikuar asnjëherë në mënyrën se si ajo duket, por unë jam indikacionet e mia”, tha ajo.
Lori ka dhënë disa këshilla për 14 vipat që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Do të ketë artistë, ish futbollistë, këngëtarë, balerinë, aktorë e do kemi edhe njerëz të tjerë që do të futen në ditët në vijim. Sa i përket dashurisë, do jetë pak më e vështirë që të ketë. E rëndësishme është të bëjnë një lojë të zgjuar të fitojë më i miri. Nëse ata janë të zgjuar e dimë që dashuria lufton fuqishëm”, tha Lori.