“Big Brother VIP” vjen me një risi të re këtë sezon, me një shtëpi paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat.
Ajo do quhet “Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”, e frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grim.
Tashmë janë bërë të ditur tre personazhet, që do i bashkohen kësaj shtëpie paralele.
Bëhet fjalë për Briseidën dhe Jorin, çifti i cili hyn sonte si një konkurrent i vetëm dhe Ejda, e cila po ashtu iu bashkua çiftit.
Edhe katër konkurrentë të tjerë do të hyjnë në shtëpinë paralele me personazhe të zakonshme. /Telegrafi/