×
  • Kronika
  • Kronika

    Bien për 10 % aksidentet me dëme

    FrontOnline
    12 Prill 2023

    Referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës (PK) shihet se gjatë periudhës janar-mars 2023 në vendin tonë kanë ndodhur 2632 aksidente komunikacioni me dëme, nga 2924 sa kishin ndodhur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Nëse bëjmë një krahasim mes periudhave shihet se  gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i aksidenteve më lëndime është 6,18 % më i vogël në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës shihet se gjatë periudhës janar-mars 2023 në Kosovë kanë ndodhur 18 aksidente fatale komunikacioni, nga 22 sa kishin ndodhur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Sivjet, gjatë tremujorit të parë të vitit sipas të dhënave të Policisë  jetën e kanë humbur 23 qytetarë, nga 27 sa e kishin humbur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Numri i qytetareve që kanë humbur jetën gjatë tremujorit të parë të këtij viti është 14,81 %  më i vogël në raport me tremujorin e parë të vitit paraprak, deri sa numri i aksidenteve fatale është për 18,18 % më i vogël në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    2632 aksidente më dëme

    Sipas të dhënave të Policisë 2632 aksidente komunikacioni më dëme kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës janar-mars 2023, nga 2924 aksidente komunikacioni më dëme kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës janar-mars 2022. Nëse bëjmë një krahasim shihet se 9,99 % ka rënë numri i aksidenteve më dëmeve gjatë periudhës janar-mars 2023 në raport me periudhën janar-mars 2022. Nëse e shikojmë numrin total të aksidenteve në komunikacion sipas të dhënave të Policisë së Kosovë shihet se  4248 aksidente komunikacioni kanë ndodhur në vendin gjatë periudhës janar-mars 2023, nga 4528 aksidente komunikacioni sa kishin ndodhur në vendin gjatë periudhës janar-mars 2022, ka raportuar Front Online. Nëse bëjmë një krahasim shihet se 6,18 % ka rënë numri i aksidenteve në komunikacion gjatë periudhës janar-mars 2023 në raport me periudhën janar-mars 2022.

    1598 aksidente me lëndime

    Referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës shihet se 1598 aksidente me lëndime kanë ndodhur në vendin tonë gjatë periudhës janar-mars 2023, nga 1582 aksidente me lëndime sa ishin në vendin tonë gjatë periudhës janar-mars 2022. Bërë një krahasim del se 1,01% është rritur numri i aksidenteve më lëndime në Kosovë gjatë periudhë janar-mars 2023 në raport me periudhën janar-mars 2022. Gjatë këtyre aksidenteve 3114 qytetarë janë lënduar në aksidente komunikacioni gjatë periudhës janar-mars 2023, deri sa 2987 qytetarë ishin lënduar në aksidente komunikacioni gjatë periudhës janar-mars 2022. 4,25 % është rritur numri i qytetareve të lënduar në aksidente komunikacioni gjatë periudhës janar-mars 2023 në raport me periudhën janar-mars 2022.

    Nga Rubrika
    Kronika12 Janar 2025
    Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë në veturën e një personi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Deçan pasi që tek shtëpia e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, sipas një faqeje që tregon ndërprerjet e rrymës. Vlerësimet...
    Kronika12 Janar 2025
    Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë në veturën e një personi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë....
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, takoi kusherinjtë me të cilët diskutuan vizionin e kësaj partie për një Kosovë më të...
    Lajme12 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë. Sipas...
    Lajme12 Janar 2025
    Ish-drejtori i QKUK-së dhe gjinekologu, Curr Gjocaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.