Vlera e sulmuesit të Werder Bremenit dhe Kosovës, Milot Rashicës ka pësuar rënie.
Lojtari nga Vushtrria nga 12 milionë euro sa vlente, sot ai vlen vetëm 9 milionë euro.
Kjo është bërë e ditur nga faqja e specializuar për vlerësime të klubeve dhe lojtarëve, “Transfermarkt.com”.
Vlera më e madhe e arritur nga Milot Rashica ishte 35 milionë në vitin 2019.
Milot Rashica është bërë “cak” i shumë klubeve evropiane për ta transferuar dhe ndër destinacionet e ardhshme të tij mund të mbetet Gjermania.
Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchengladbach janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij.