Në prag të votimit në Kuvendin e Kosovës për Projektligjin që i mundëson qytetarëve të Kosovës që t’i tërheqin një përqindje të caktuar të kursimeve pensionale, interesimi i qytetarëve për t’i shikuar mjetet e kursyera në Trust si duket është shumë i madh, të cilët me gjasë po i kalkulojnë sa mjete mund t’i tërheqin nëse Projektligji e merr “dritën e gjelbër” në Kuvend.
Nga mëngjesi i sotëm shumë kontribuues të Trustit janë ankuar se nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre personale, raporton Front Online.
Përndryshe, opozita është që të miratohet Projektligji për Trustin, përderisa deputetët e VV-së janë kundër. Pa votat e disa deputetëve të partisë së kryeministrit Albin Kurti ky Projektligj nuk mund të miratohet.
/Front Online/