×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i udhëtarëve me tren dhe aeroplanë në Kosovë

    FrontOnline
    29 Janar 2021

    Në tremujorin e katërt të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 15.000 ose 52 për qind më pak krahasuar me tremujorin e katërt 2019, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e katërt (TM4) 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin, thuhet se transporti i mallrave me tren në tremujorin e katërt 2020 ishte rreth 145 mijë ton ose 5.06 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë 2019.

    Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt 2020, ishte 1.396 fluturime që paraqet një rënie prej 23 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë 2019. Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 377.000 ose 28.62 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë 2019./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.