×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2024

    Numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi shënoi rënie gjatë vitit 2024.

    Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit, në fund të tetorit të këtij viti në Greqi regjistrohen 275 mijë e 630 qytetarë shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi, të cilët përbënin 57,2% të të huajve të rregullt në vendin fqinj.

    Këtij numri i shtohet edhe një kategori shtetasish që kanë emigruar nga Shqipëria vite më parë, pjesëtarë të pakicës greke, që qëndrojnë në Greqi me një status të vecantë, atë të “homogjenit” dhe përbëjnë rreth 70% të kësaj kategorie emigrantësh që në total në Greqi në vitin 2024 ishte 20 mijë e 557 persona.

    Ndërkohë në dhjetor të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare greke, regjistroheshin 285 mijë e 842 shtetas shqiptarë në Greqi, që përbënin 60,5% të të huajve me qëndrim të rregullt.

    Ndryshe nga kombësitë e tjera të të huajve ku dominojnë në pjesën dërmuese të të huajve ( 70% -90% ) burra, tek emigrantët shqiptarë, sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit, 54% janë burradhe 46% janë gra.

    Edhe emigracioni i parregullt i shqiptarëve drejt Greqisë ka shënuar rënie sipas të dhënave të minstrisë greke të Emigracionit. Në dhjetë muajt e vitit 2024 shqiptarët përbënin rreth 5% të 11 mijë e 161 të të huajve që kishin hyrë si refugjatë në Greqi pa dokumente të rregullta dhe kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare.

    Shtetasit nga Shqipëria kanë normën më të ulët të njohjes për azil mes të huajve për kërkesat në shkallë të parë, ku në dhjetë muajt e parë të këtij viti vetëm 1,03 % e kërkesave morën përgjigje pozitive nga autoritetet greke të azilit.

    Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi vit pas viti ka shënuar rënie.

    Në dhjetor të vitit 2021 në Greqi regjistroheshin 435 mijë e 642 shtetas shqiptarë me lejeqëndrimi të rregullta të cilët përbënin 62,8% të të huajve të parregullt.

    Një pjesë e emigrantëve shqiptarë në këtë periudhë nisën të zhvendoseshin masivisht nga Greqia drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe për shkak të krizës ekonomike greke.

    Faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, sipas studiuesve te emigracionit kanë të bëjnë me procedurat e lëshimit të lejeve të qëndrimit, të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë, kanë përfituar nënshtetësinë greke, duke mos aplikuar më për leje qëndrimi./VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat në mesin e protestuesve në Tiranë. Ai tha se qeverinë e pret një dimër i...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, premtoi të ndalojë atë që e cilësoi si “çmendurinë transgjinore” që...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Lideri i PD Sali Berisha është bashkuar me protestuesit te Rruga e Elbasanit në mosbindjen civile që po zhvillohet në Tiranë. Në...
    Të tjera
    Vip23 Dhjetor 2024
    Driloni dhe Vullneti kanë pasuar me lojën e tyre argëtuese ideuar brenda shtëpisë më të famshme në vend. Megjithatë mbi sfidën në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR, kanë kryer sot një stërvitje të përbashkët evakuimi. Ata këtë e bënë duke operuar...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Lideri i PD Sali Berisha është bashkuar me protestuesit te Rruga e Elbasanit në mosbindjen civile që po zhvillohet në Tiranë. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetar i Forumi Intelektual "Europa 2030", Artan Nimani përmes një reagimi në rrjetin social 'Facebook', ka thënë se ky forum dënon keqperdorimin...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ka nisur protesta e opozitës, teksa deputetët e PD kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin. Demokratët ndjekin të njëjtin...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 58 persona që nga fillimi i së dielës, tha të hënën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.