Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Policia ka bërë të ditur se i lënduari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, raporton Abcneës.al.
“Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.