Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ndrydhur kyçin e këmbës derisa po luante me qenin e tij. Këtë e kanë bërë të ditur nga zyra e tij, duke thënë se aksidenti i ka ndodhur të shtunën.
Bideni, një 78-vjeçar, është mjaft aktiv dhe person sportiv, shkruan independent. Përpos që posedon dy qen, ai lëviz rregullisht me biçikletë rreth shtëpisë së tij në Delaware. Bideni thuhet se është duke marrë trajtim nga një ortopedist.