Kandidati demokrat për president Joe Biden është duke prirë me afër 3.5 milionë vota më shumë ndaj kundërkandidatit Donald Trump ose saktësisht 3 milionë e 499 mijë e 386 vota të cilat janë duke u përditësuar çdo moment, shkruan Gazeta Express.
Sipas sondazheve të Fox News, Biden ka 72 milionë e 297 mijë e 195 vota ndësa Trump ka 68 milionë e 797 mijë e 809 vota, ose përkthyer në përqindje Biden ka 50.4% ndërsa Trump 48%.
Biden tashmë ka thelluar diferencën me Trumpin në votë popullore duke tejkaluar edhe atë të Hillary Clintonit më 2016 e cila kishte 2 milionë e 868 mijë e 691 më shumë vota popullore se presidenti aktual ndaj të cilit humbi në vota elektorale.
Joe Biden aktualisht ka 264 vota elektorale dhe i nevojiten edhe 6 të tjera për të arritur shifrën e 270 votave elektorale që ia sigurojnë atij fitoren.