Epërsia e Biden në Xhorxhia u zgjerua nga 1,500 në 4,263 të premtën, pasi zyrtarët thanë se rinumrimi do të ishte i pashmangshëm.
Biden momentalisht udhëheq në Xhorxhia me 49.4% të votave, teksa Trump 49.3% sosh. Xhorxhia ka 16 vota elektroale. Nëse Biden do e fitonte atë, do t’i nevojitej vetëm një fitore nga të tri shtetet në lojë: Arizona, Nevada ose Pensilvania.
Kandidatët presidencial mund të kërkojnë rinumërim në Xhorxhia nëse marzhi i epërsisë është nën 0.5%. Deri më tani, epërsia qëndron në 0.1%.
Ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i votave të panumëruara në këtë shtet.
Më herët gjatë ditës, zyrtarët e zgjedhjeve thanë se kanë ende 5,500 fletëvotime me postë pa numëruar, si dhe 8.000 sosh që do vinin nga personeli ushtarak jashtë shtetit.