×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden prin bindshëm, i duhen vetëm edhe 44 vota elektorale për t’u bërë President i SHBA-së

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Garë interesante është duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zgjedhur të parin e shtetit për katër vitet e ardhshme. Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, thotë se 538 vota elektorale, nga të cilat sipas tij Joe Biden i ka tashmë 226 “vota elektorale” të sigurta (i duhen veç edhe 44), Trump i ka 126 (i duhen edhe 144). Beteja zhvillohet për 10 shtete që i japin 186 vota elektorale në total.Ai në elaborimin e tij për atë që po ndodhë në SHBA, thotë se dy shtetet më të rëndësishme për t’u ndjekur janë Pennsylvania dhe Florida.

    Shkrimi i plotë nga Agon Maliqi:

    RRUGA DREJT 270 VOTAVE ELEKTORALE

    Sistemi i zgjedhjes së Presidentit të SHBA është i koklavitur sepse realisht nuk mbahet një proces zgjedhor, por janë 50 gara të veçanta në çdo shtet. Çdo shtet varësisht nga madhësia e ka një numër “votash elektorale”. Fitorja në një shtet ia jep kandidatit të gjitha votat elektorale të atij shteti. Në total janë 538 vota elektorale, ndërsa kandidati që i mbledh 270 vota elektorale shtetesh bëhet President.
    Realisht pjesa më e madhe e këtyre shteteve dihet se si do të votojnë. Biden i ka tashmë 226 “vota elektorale” të sigurta (i duhen veç edhe 44), Trump i ka 126 (i duhen edhe 144). Beteja zhvillohet për 10 shtete që i japin 186 vota elektorale në total.
    Në këtë fotografi i kam ilustruar shtetet që janë në garë sipas 5 kategorive të rëndësisë, bashkë me parashikimin e rezultatit nga Nate Silver dhe një koment timin. Poashtu e kam vendosur edhe parashikimin e vitit 2016 dhe rezultatin e vitit 2016 për këto shtete, për t’u parë se ku patën gabuar atëherë parashikimet/anketat. Është e qartë se sivjet përparësia e Biden ndaj Trump në anketa është më e lartë se ajo e Clinton, shpesh më e madhe se gabimi në anketa i vitit 2016.
    Dy shtetet më të rëndësishme për t’u ndjekur janë Pennsylvania dhe Florida. Për më shumë mbi matematikën e arritjes deri në 270 vota lexoni dokumentin me shënimet e mia. Gjithsesi, Biden hyn në garë si favorit i qartë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    I rritur në Miami mes të mërguarve kubanë që ikën nga revolucioni i Fidel Kastros, senatori Marco Rubio zhvilloi një urrejtje të...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Një mjek nigerian me pasion për artin, ka thyer rekordin botëror Guinness duke krijuar një vizatim gjigant prej 1,003.9 metra katrorë, që...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.