×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden mirëpret liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtëpinë e Bardhë për bisedime mbi Libanin dhe Gazën

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mirëpritur homologun e tij të Emirateve të Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar mënyrat për të ulur tensionet midis Izraelit dhe Libanit, si dhe përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza.

    Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris do të takohen veçmas me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i pari në atë që pritet të jetë një seri tubimesh të liderëve të huaj gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Biden tha se Libani dhe Gaza do të jenë pjesë e diskutimeve të tyre, së bashku me Inteligjencën Artificiale, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

    Para takimit të tyre, lideri amerikan tha se ishte i informuar për zhvillimit e fundit midis Izraelit dhe Libanit duke shtuar: “Unë vazhdoj të jem në kontakt me homologët tanë dhe ne po punojmë për një mënyrë që t’i lejojë njerëzit të kthehen në shtëpi të sigurt”.

    Sheikh Mohamed tha se vendi i tij kishte një “angazhim të palëkundur” për të punuar me SHBA-në dhe për të thelluar partneritetin strategjik midis aleatëve.

    Harris gjithashtu planifikon të diskutojë përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje pengjesh në takimin e saj të veçantë me udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe, vizita e parë ndonjëherë nga një president i Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtëpinë e Bardhë.

    Siç raportohet, takimi do t’i jap kandidates demokrate një mundësi për të demonstruar pengesat e sigurisë kombëtare në një kohë kur administrata është nën presion për të ndaluar konfliktet në Lindjen e Mesme.

    Ndryshe, bisedimet në Shtëpinë e Bardhë pritet të përfshijnë tema edhe mbi konfliktin e Sudanit. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.