Gara presidenciale në SHBA mund të marrë epilog së shpejti në shtetin e Wisconsin, shtet ky me 10 vota elektorale, përderisa për shtetet tjera si Nevada, Georgia, Carolina e Veriut, Pensylvania, sipas medieve amerikane duhet pritur për disa ditë deri në numërimin e tyre, raporton portali Front Online.
Sipas medieve amerikane, kandidati demokrat Joe Biden deri më tani ka siguruar 238 vota elektorale, nga 270 sa janë të nevojshme, përderisa presidenti aktual Donald Trump deri më tani i ka të sigurta 213 vota elektorale. /Front Online/