Joe Biden duket se është në rrugën e duhur për të fituar Pensilvanian – dhe presidencën së bashku me të – por ekipi i fushatës së Donald Trump reaguar rreth deklarimeve të fundit.
“Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar”, ka thënë Matt Morgan, këshilltari i përgjithshëm i fushatës, në një deklaratë.
Sipas tij , “projeksioni i rremë i Joe Biden si fitues bazohet në rezultatet në katër shtete që janë larg përfundimtares”.
Në realitet, Biden aktualisht është me 264 vota elektorale bazuar në rezultatet e shpallura nga AP.
“Kishte shumë parregullsi në Pensilvani, duke përfshirë ato ku zyrtarët e zgjedhjeve të parandalojnë vëzhguesit tanë ligjorë vullnetarë që të kenë qasje kuptimplote në vendet e numërimit të votave”, ka thënë më tej Morgan.
“Më në fund, presidenti është në rrugën e duhur për të fituar Arizonën plotësisht, pavarësisht nga ‘shpalljet’ e papërgjegjshme dhe të gabuara për Biden.