×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden: Është “turp” që Trump nuk e pranon rezultatin

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se është “turp” që presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

    “Si mund ta them këtë me takt? Mendoj se nuk do ta ndihmojë trashëgiminë e presidentit”, tha Biden në një ngjarje në Dellauer.

    Mediat amerikane e kanë parashikuar fitoren e tij të shtunën, katër ditë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

    Por, Trump ka refuzuar të pranojë humbjen dhe, pa sjellë ndonjë provë, ka pretenduar se zgjedhjet janë vjedhur. Trump ka kërkuar rinumërime të votave dhe ka paralajmëruar veprime ligjore.

    I pyetur nga gazetarët se cili është plani i tij nëse administrata Trump nuk bashkëpunon në tranzicionin e pushtetit, Biden tha:

    ”Do të ishte mirë sikur ta kishim [bashkëpunimin e administratës], por nuk është vendimtar. Ne do të bënim pikërisht atë që po bëjmë, edhe sikur ta pranonte humbjen”.

    Udhëheqësit botërorë, përfshirë shumicën e aleatëve amerikanë, e kanë uruar Bidenin për fitoren në zgjedhje.

    Biden tha të martën se ka biseduar me gjashtë liderë botërorë “për t’iu treguar se Amerika është rikthyer”.

    Sipas disa njoftimeve, Biden, në mesin e të tjerëve, ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.