Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden, e ka përmbysur rezultatin zgjedhor edhe në Pennsylvania, ku më herët udhëhiqte rivali i tij, Donald Trump.
Derisa 98% të votave janë numëruar, Biden ka 49.5% të votave, derisa Trump 49.4%.
Më herët dallimi i votave në këtë shtet ka qenë 10% në favor të Donald Trump.
Përndryshe, Pennsylvania ka 20 vota elektorale, ndërsa Biden deri më tani ka siguruar 264 vota elektorale, krahas 270 votave të nevojshme, përkundër 214 votave të tilla që i ka siguruar deri më tani Donald Trump.