×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden do të lejojë Ukrainën të përdorë armat*ime amerikane për sul*me brenda Rusisë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2024

    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në thellësi të territorit rus, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters tre burime që kanë dijeni për këtë çështje, një ndryshim i rëndësishëm në politikën e Shteteve të Bashkuara lidhur me konfliktin Ukrainë-Rusi.

    Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me rreze të gjatë veprimi në ditët në vazhdim, thanë burimet, pa dhënë detaje për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e operacioneve.

    Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte.

    Ky vendim i Shteteve të Bashkuara, rreth 2 muaj përpara se Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar, vjen pasi për muaj me radhë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kishte kërkuar që ushtria e vendit të tij të lejohej të përdorte armatimet amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse që gjenden larg kufirit.

    Ndryshimi i politikës vjen pas dislokimit të trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar forcat ruse, një zhvillim që ka alarmuar Uashingtonin dhe Kievin.

    Sulmet e para në thellësi ka të ngjarë të kryhen duke përdorur raketat ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 306 km, sipas burimeve.

    Ndërsa disa zyrtarët amerikanë kanë shprehur skepticizëm nëse lejimi i sulmeve me rreze të gjatë do të arrinte të ndryshonte trajektoren e luftës, vendimi mund të ndihmojë Ukrainën në një moment kur forcat ruse po shënojnë përparime në terren dhe ndoshta ta vendosë Kievin në një pozicion më të mirë negociues në rast se mbahen bisedime për armëpushim.

    Nuk është e qartë nëse Presidenti i zgjedhur Trump do ta ndryshojë vendimin e Presidentit Biden kur të marrë detyrën. Zoti Trump ka kritikuar shkallën e ndihmës financiare dhe ushtarake që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara për Ukrainën dhe është zotuar se do t’i japi fund luftës, pa shpjeguar se si.

    Megjithatë, disa të zgjedhur republikanë në Kongres i kanë kërkuar Presidentit Biden që të zbusë rregullat mbi përdorimin nga Ukraina të armëve të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara.

    Rusia ka paralajmëruar se lehtësimi i kufizimeve për përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina do të paraqiste një përshkallëzim të madh./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se pasi të marrë detyrën më 20 janar do të anulojë vendimin për ndalimin masiv të...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kosovari 34 vjeçar i kishte shkaktuar lëndime në kokë bashkëshortes së tij 24 vjeçare, po kështu me shtetesi kosovare. Siç kishte raportuar...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Numri i të plagosurve nga përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasburgut ka shkuar në 68, konfirmuan autoritetet. Incidenti ndodhi...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para njerëzve të Ferizajt tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të...
    Lajme12 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në një tubim...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i...
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.