Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden do të prezantojë zyrtarisht njerëzit e parë që ai ka zgjedhur për kabinetin e tij.
Shumë nga të zgjedhurit, janë publikuar tashmë, të cilët janë kolegë të Biden në kohën kur punonte në administratën e Obamës
Zgjedhjet, të njoftuara tashmë, janë kolegët e Z. Biden nga vitet e tij në administratën e Obamës.
John Kerry do të jetë i dërguari për çështjen e ndryshimeve klimatike, ndërsa veterani i politikës së jashtme Antony Blinken është emëruar për sekretar të shtetit.
Presidenti Donald Trump më në fund ka rënë dakord që procesi i tranzicionit duhet të fillojë, pas disa javësh grindjeje.
Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), agjencia federale që mbikëqyr dorëzimin, tha se Trump tani po pranonte Biden si “fituesin të qartë” të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Kjo lëvizje iu garanton demokratëve qasjen në miliona dollarë fonde, njëjtë sikur iu lejon qasjen në informatat për sigurinë kombëtare dhe zyrtarët qeveritarë, në mënyrë që ai të mund të përgatitet për të marrë presidencën më 20 janar.