Fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur drejt fundit. Na ndajnë edhe pak orë derisa amerikanët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e tyrë në katër vitet e ardhshme.
Gara e ashpër në kushte pandemie është po zhvillohet në mes të presidentit aktual , republikanit Donald Trump dhe atij demokrat, që dikur ishte krahu i djathtë i presidentit Barack Obama, Joe Biden.
Me retorika e gjuhë të ashpër është shoqëruar tërë kjo fushatë zgjedhore.
Ndërsa pikë e nxehtë e debatit mes tyre ka qenë edhe çështja e Kosovës dhe marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardh e të cilën Trump e ka përdorur si një arritje të tij historike për Kosovën dhe Serbinë.
Ndërsa sonte Biden përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kujtuar që na ndan vetëm një ditë nga dita historike.
“Ka mbetur një ditë. Ta fitojmë këtë gjë”, ka shkruar ai.