Këngëtarja e njohur Beyonce ka shpërndarë një foto në profilin e saj në Instagram ku në plan të parë ka gjoksin dhe vithet.
Beyonce konsiderohet si një zonjë që tashmë i mban me krenari kthesat e saj dhe këtë e dëshmoi edhe një herë me një set fotosh ku pozon me një fustan të tejdukshëm, por se dhe të pasmet janë të mbuluara me kristale.
“Mbretëresha e formave seksit të trupit”, “Çfarë fotoje”, “Dukesh fenomenale”, “E rrëzove internetin”, “Gruaja perfekte”, i kanë shkruar në komente.
Ajo duket e sigurt dhe e guximshme në foto, por Beyonce nuk ishte gjithmonë e sigurt për pamjen e saj. Pas shtatzënisë së dytë, kur mbante binjakë, ajo tha për Vogue se ishte “e vështirë për publikun ta studionte pas lindjes”.
Ajo foli edhe për ndryshimet në trupin e saj dhe për El: “Nëse dikush do të më kishte thënë 15 vite më parë se trupi im do të kalonte kaq shumë ndryshime dhe se do të ndihesha më femërore dhe më e sigurt me kthesat e mia, nuk do ta kisha besuar”./FrontOnline/