Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Luksmeburgut, Xavier Bettel ka falënderuar krerët e shtetit për pritjen e ngrohtë që iu bë në Prishtinë.
Ai ka postuar fotografi nga pritjet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Jashtme Donika Gërvalla e kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca në “X”.
“Shkëmbimet tona të frytshme janë një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe partneritetit të gjatë midis vendeve tona”, ka shkruar kryediplomati i Luksemburgut