Miroslav Frycer ka vdekur në moshën 61-vjeçare, shkruan FrontOnline.
Lajmin për vdekjen e trajnerit çek të hokejt e ka konfirmuar klubi nga Çekia, Orli Znojmo.
Trajneri i njohur vdiq pas betejës me një sëmundje të shkurtër.
Në karrierën e tij, Frycer e kishte prezantuar Çekosllovakinë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1980.
Edicionin më të mirë në karrierë e kishte në vitin 1986, kur shënoi 32 gola dhe dhuroi 43 asistime në 73 ndeshje./FrontOnline/