Gjyqi disa javor mes ish çiftit të famshëm, Johnny Depp dhe Amber Heard po kthehet në film. Në fillim të qershorit, gjykata në Virxhinia i dha të drejtë aktorit hollivudian pasi ky i fundit paditi ish gruan e tij, Amber Heard për shpifje. Ai mori më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.
Ky rezultat gjyqi erdhi një vit e gjysmë pasi Depp humbi një çështje shpifjeje në Mbretërinë e Bashkuar për një gazetë që i referohej atij si “dhunues i gruas”. Gjykata londineze mbështeti pretendimet e gazetës si “thelbësisht të vërteta” dhe në mars 2021, përpjekja e Depp për ta rrëzuar atë vendim u anulua.
Tani, beteja e tyre ligjore, si dhe marrëdhënia e tyre e turbullt, do të përshtaten në një film të ri të quajtur Hot Take: The Depp/Heard Trial. Mark Hapka do të drejtojë filmin si Depp ndërsa Megan Davis do të portretizojë Heard. Filmi është shkruar nga Guy Nicolucci dhe Sara Lohman do të jetë regjisore.
Sa i përket ekipit ligjor të ish çiftit, Melissa Marty do të luajë avokaten e Depp, Camille Vasquez dhe Marry Carrig do të shfaqet si këshilltarja e Heard, Elaine Bredehoft./FrontOnline/