×
  • Opinione
  • Opinione

    Beteja e Koshares më e madhja e Luftës së UÇK-së!

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Përgatitjen e planit operativ për thyerjën – heqjën, zhbërjen e kufirit të Koshares, e ka karakterizuar ajo që quhet, mirëfillazi; planifikim, taktikë dhe strategji e fushëveprimit luftarak, që nga 98 ta e deri te përgatitja intensive operacionale disa mujore, përkatësish dhënia e urdhërit për heqjen me luftë të kufirit me datën 09 prill 1999 në Koshare.

    Realitetin e krijuar në zonën kufitare Serbia dhe Millosheviqi e kishte pranuar, që më nuk e kontrollonin pjesën e kufirit me Shqipërinë. Duke i parë llogaritë në terren, se çfarë rëndësie dhe çfarë pasoja për Serbinë ka pasur ky veprim ushtarak; Lufta e Koshares, e tregon vetë fakti se pas 17 ditëve të ofensivave intensive operacionale në kufi, të përpjekjeve për ta rikthyer sovranitetin, Serbia e pranoi se nuk e kontrollon më zonën kufitare të Kosovës me Shqipërinë, në territorin e gjerë të Koshares ku zhvilloheshin betejat, duke propaganduar se aty janë dislokuar forca të mëdha “terroriste shqiptare të UÇK-së në kombinim me forcat agresore të NATO së”.
    • Kufiri zhbëhet – largohet me forcën e armës – kufiri Shqipëri-Kosovë, pas më shumë se 80 vjet”.
    • Heqja e kufirit bën që të ndryshojë përgjithmonë kufiri administrativ i ish-Jugosllavisë, i cili tani nuk ekziston”.
    • Krijohen korridoret e lira luftarake, më lirshëm të bëhet bartja dhe koordinimi i zjarrit artilerik dhe arsenalit ushtarak në zonat tjera të luftës, e në veçanti në zonën e tretë operative të Dukagjinit”.
    • “Numri i ushtarëve të ushtrisë jugosllave në raport me numrin e forcave çlirimtare në betejën e Koshares ishte shumëfish më i madh.
    • Koncentrimi i forcave armike konsiderohet të ketë qenë mbi 10.000 forca të gjalla, ushtarë, eprorë e mercenarë përgjatë brezit të kufirit, në rajonin e gjerë të Koshares”.
      (MOBILIZIMI GJITHËKOMBËTAR, Stafi komandues – struktura ushtarake, fazat intenzive përgatitore, fillimi i operacionit në shkallë të gjerë, ritmet e betejës, zotërimi i pozicioneve dominante, përmasat, ndërlikueshmëria, efektet taktiko-operative, ato të ndërveprimit luftarak e të efektit superior, aspektet logjistike, e drejta humanitare në respektimin e ligjeve të luftës, e formësojnë dhe lartësojnë këtë betejë; ‘BETEJA E KOSHARES’, Heqja me Luftë e Kufirit, si lufta e parë e zhvilluar në rajonin e gjerë të Koshares si Beteja më e madhe e luftës së UÇK-së)
    1. FILLIMI I OPERACIONIT LUFTARAK në Koshare duke u zhvilluar në një intensitet të lartë të luftimeve, duke marrë pozicionet strategjike të luftës, ato dominante të zotërimit të pozicioneve kritike të luftës, në perimetrin si; Kazerma Ushtarake e Koshares e njohur nga APJ si [Karaulla Koshare], Rrasa e Koshares, Zhares dhe Oplazit, Pikat dominante të lartësisë së Rasës së Zogut, Ujezëz – Gomureve, Maja e Kokës, Kërrshi i Yllit, pastaj Reparti Ushtarak Qafë Morinë; Pozicionet e ndërlikuara tek Vrojtoret, 7 Korriku, Shkoza, Shkalla e Radanit, Gusha e Botushës, Oaza e Shpella e Molliqit, Gryka e Morinës etj, tregojnë qartazi për një betejë të përmasave të një lufte të madhe, duke u ballafaquar në përballje të drejtpërdrejtë me një makineri shumë komplekse të fortifikuar të ushtrisë serbo-jugosllave, përfshi sulmet e sinkronizuara me këmbësori efektive, Komapania Tankiste e Motorizuar, Kompania “Beretat e Kuqe”, Batalioni 52 i Policisë Ushtarake, Batalioni Diverzanto Vëzhgues – Njësi të shumta elitare – paramilitare dhe mercenare; Topa goditës në distancë: “NORA”- shumë tytësh, “ORKAN” dhe “OGANJ”, sistemet kundër blindues: “MALUTKA” – “FAGOT”, helmet kimike të tipit Neuroparalitik – “VX” – “SARIN”, operacione manovruese tankiste, artileri të rëndë, aviacioni MIG 21, etj.
    2. DIMENSIONET E ARTIT TË LUFTËS SË KOSHARES;
      Operacionet luftarake, ritmet e betejës dhe çlirimi përfundimtarë, përbëjnë tërësinë e artit luftarak të kësaj lufte. Beteja e Koshares e cila në vete ngërthente aspektin e ‘Luftës së Përparuar’, aspektin taktoko-operativ, aspektin unifikues, aspektin logjistik, aspektin humanitar e aspektin historik të saj, dëshmon për shumë dimensionalitetin e gjithë kësaj lufte, operacioni luftarak në shkallë të gjerë.
    3. MOTIVI PËR LUFTË;
      Betimi, unifikimi, plani operativ i detajuar, pozicioni startegjik i luftës, zotërimi i shpejt i pozicioneve dominante të luftës, epërsia në rezultat deri në fund të luftës së Koshares, e bëjnë këtë luftë me një tërësi betejash, Epope, luftë a betejë unike, një, të vetme më të pakrahasueshme dhe më të përgjakshme me betejat tjera të UÇK-së.
    4. FAZAT PËRGADITORE;
      Për luftë taktike dhe operative, aspektet e stërvitjeve luftarake nën kushte ekstreme të testimit paraprak, përjetimit në front, mbijetimit, misionet luftarake para operacionit, misionet ushtarake gjatë operacionit, luftimet shumë intenzive dhe dinamike që zhvilloheshin në kufi, përbënin sfidat e një operacioni kompleks luftarak në Koshare.
    5. STAFI KOMANDUES USHTARAK;
      Struktura komanduese e profilizuar me eprorë profesionist të shkolluar në akademi ushtarake, në gjini të ndryshme, përkatësisht të të gjitha llojve të armëve për luftë, e dallojnë ‘Betejën e Koshares’ prej çdo lloj organizimi strukturor luftarak brenda UÇK-së.
    6. TENTIMET E APJ -SË USHTRISË;
      Serbo-jugosllavët, për rikthim të territorit të çliruar do të ndërmerrnin operacone të sinkronizuara nga toka dhe ajri; Komanda e e operacionit luftarak të Koshares e zotëruar me epror ushtarak, riorganizimi, i pozicioneve luftarake, makineria ushtarake, pajisjet dhe mjetet për luftë, njësitet dhe territori luftarak në 7 Km thellësi dhe 22 Km gjerësi të frontit – distancës së, luftës me goditje zjarri artilerik deri në 20 Km, përbëjnë, po ashtu Betejën e Koshares unike në veprim, një, dhe të vetme; Epope, luftë a betejë me përmasat ndër më të mëdha të luftës së UÇK-së.
    7. PAISJET LUFTARAKE;
      Duke filluat nga (Thika, revolet, automatikët, pushkët, llojet automatike, mitrolezët, snajperët deri në 12.7 mm, granata dore, mortaja krahu, RPG, Raketa hedhëst, Zola, Osa, Embrusi Gjerman, etj, armët artilerike të kalibrit: 60, 82,107, 120,160 dhe obusi 122mm, Armët Kundërajrore, topi kundërajror 20mm dhe TK 14.5 mm dhe municione të mjaftueshme. Armët e topave padridhje / pazbrapsje 75,82 dhe topit 122mm, Njësitë mbështetëse Tankiste, Uniformat, Pelerinat, gjyksoret, mataret, gazmaskat, pakot e ushqimit për mbijetim, po ashtu përbëjnë një dhe të vetme Betejën e Koshares të pa krahasuar të zhvilluar nga UÇK-ja.
    8. GJITHPËRFSHIRJA KOMBËTARE, DHE, TË HUJAVE; Pjesmarrja masive e luftëtarëve nga të gjitha trojet etnike, e gjithë Europa, Amerika, Kanada e Australia. Pjesëmarrja e luftëtarëve të huaj nga Franca, Anglia, Gjermania, Turqia, Algjeria etj, po ashtu e shndërrojnë Betejën e Koshares në një nga betejat, të vetme më unike të UÇK-së.
      Përfundimisht, Lufta e Koshares, shënon misionin më kompleks luftarak i ndërmarrë rrafshin ushtarak në shkallë të gjerë, që nga dita (D) 09.Prill 1999 në Koshare. Është lufta më e madhe e zhvilluar në disa beteja si tërësi e operacioneve të ndërlikuara luftarake. Është beteja më e përgjakshme luftarake, me 114 Dëshmorë, të gjithë [Heronjtë të Kosovës], qindra të plagosur dhe mijëra luftëtarë në front, përkatësisht operacioni më i madh luftarak i UÇK-së, i realizuar fillimisht nga Grupi i Tretë Operativ, [O-III ], përkatësisht Brigada 138 “AGIM RAMADANI”- Zona Operative e Dukagjinit.
      Andaj lufta e Koshares si tërësi dhe dëshmorët e saj në veçanti do të mbesin simbol i pietetit të lartë dhe nderit të kombit shqiptar duke u kurorëzuar në bërjen e shtetit të pavarur të Kosovës.
      Dr. Bahri M. Gashi,
      (Veteran-Invalid i UÇK – së Grupi i parë i ditës [D] – 09 Prill 1999 – Forcë thyerëse e zhbërjes me luftë të Kufirit në Koshare)
      Prishtinë, 08.Prill.2020

    Shkruan autori: “Në këto kohë të pazakonta, kur po përballemi me Pandeminë COVID-19 – masat e izolimit, në pamundësi të organizimit të “Ditëve të Shqipes” – 2021, përveç homazheve të përvitshme, e rikujtojmë këtë luftë të madhe dhe sakrificë sublime, përmes këtij shkrimi”.

    (Ky opinion nuk përmban qëndrim të redaksisë)

     

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Komuna e Podujevës ka ndriçuar zyrat e saj me ngjyrë portokalli në hapjen e fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me...
    Vip25 Nëntor 2024
    Lela ka biseduar me Vullnetin dhe Arionin mbi situatën me Gjestin. Ajo thotë se është ndjerë e provokuar, dhe aspak s’është ndjerë...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovoës, Albin Kurti ka shkuar në Shtime për ta bërë përurimin e Bibliotekës së re të qytetit. Këtë e ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Lela ndër diskutimesh me banorët në shtëpi ka kërkuar ndihmë për zgjedhjen e fustanit të saj për mbrëmjen e sontme të spektaklit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot ka nisur grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar. Lidhur me këtë, ministri i Punëve të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, përmendi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.