×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Tahiri tregon se a do ta largojnë Albena Reshitajn nga AAK-ja

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Albena Reshitaj do të mbetet në AAK.

    “Deputetja ka pasur një pozicion të vetin edhe në grup parlamentarë edhe në Kryesi të AAK-së. Ka menduar që është e drejtë e saj dhe arsyetueshmëria e saj ka qenë që është më mirë t’iu ikim zgjedhjeve. Unë kam biseduar me të edhe në ditën e zgjedhjes së presidentes. Unë mendoj se qasja e saj ka qenë gabim”, tha ai në “Debat Plus”.

    Tahiri thotë se edhe në të kaluarën deputetët e AAK-së kanë votuar ndryshe nga partia, por që nuk është marrë ndonjë masë.

    “AAK ka tetë deputetë. Ne as nuk do të mund t’i kishim ndaluar zgjedhjet e as ta dërgonim vendin në zgjedhje. Unë mendoj që kjo është çështje e mbyllur. Reshitaj është pjesë e Aleancës. Nuk mendoj se ka qenë veprim i duhur. Në demokraci këto gjëra ndodhin. Nuk ka qenë as e para dhe as e fundit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    I pari i deputetëve të AAK-së thotë se vet fakti se Reshitaj është pjesë e komisioneve parlamentare si anëtare e AAK-së ajo nuk është larguar nga partia.

    “Po të ishte ndryshe unë do t’i kërkoja kryetarit të Kuvendit letër që ajo të shkarkohej nga komisionet parlamentare që përfaqëson AAK-në”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve në mes të koordinatores së VV-së, Dejona...
    Lajme15 Tetor 2024
    Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2207 gjoba në trafik. Sipas raportit të...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar mesazhet të cilat i ka publikuar gazeta Nacionale mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka folur për “Front Online” lidhur me veturat e zyrtarëve që po keqpërdoren me tabela civile. Pantina...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se i është vjedhur minibusi i parkuar. Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar. “Viktima...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë në Rahovec ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një person i dyshuar ka...
    Kronika15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë...
    Kronika15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Pejë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. “Pejë/13.10.2024 –...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.