Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Huston të Teksasit, ka takuar kryetarin e Kongresit Amerikan, Mike Johnson dhe pesë kongresmenë.
“Gjatë qëndrimit tim në Huston të Teksasit pata nderin të isha pjesë e një eventi të nivelit të lartë në SHBA dhe të takoj kryetarin e Kongresit Amerikan, z. Mike Johnson dhe pesë Kongresmenë (z. Randy Weber, z. Dan Crenshaw, z. Morgan Luttrell, Brian Babin dhe Kevin Brady kryesuesi i Ways & Means Committee) të cilët i falënderova për mbështetjen që SHBA i dha Kosovës në të gjitha etapat e saj”, ka thënë Tahiri.
Ai tha se në takimet ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Në të gjitha takimet theksova se: Kosova ka një të ardhme të ndritur, dhe së bashku me miqtë tanë amerikanë me mbështetjen e NATO-s , do të vazhdojmë të ndërtojmë një rrugë drejt prosperitetit, sigurisë dhe suksesit të përbashkët! Theksova se si vend angazhohemi në forcimin e miqësisë dhe partneritetin në mes të dy shteteve dhe kërkova të kemi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës më NATO”.