Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë mikpritës i ndeshjes finale të këtij kompeticioni, shkruan FrontOnline.
Në kryeqytet, kundër njëra-tjetrës do të vihen Dukagjini i Klinës dhe Llapi.
Para kësaj ndeshjeje, Llapit i ka dhënë zemër edhe kandidati për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri.
Tahiri i cili vjen nga radhët e AAK-së, e ka vizituar mbrëmë skuadrën e Tahir Batatinës, duke i uruar fat.
Postimi i plotë i Tahirit në “Facebook”:
“Para finales së Kupës së Kosovës, i urova fat ekipit për të cilin rrahin zemrat e tifozërisë llapjane.
Ky klub, si vetë emri, ka rrugëtuar pandashëm me Llapin e llapjanët. Me ngjyrat e tij kanë nisur hapat, duke bërë historinë legjenda, Fadil Vokrri, e kanë shtuar krenarinë me Fevzi Ramën, e gjeneratat e arta të futbollistëve.
Kupa në Llap, nderon brezat, sakrificën e kujtimin për shumë njerëz që me shpirt e zemër kanë kontribuuar për ekipin që është edhe identitet.
Uroj familjen Batatina, që mes shumë sakrificave, mbajtën lart këto ngjyra, trajnerin Tahirin që mbeti pëherë luftëtar dhe vizionar në atë që beson, tifozët ‘Legjendat dhe 1932’ që janë shpirti e motivi, e gjithë llapjanët që nuk e ndalën kurrë pëkrahjen e brohoritjen për klubin që ju rrah fort zemra.
Forca ‘Llapi’, nesër do të bëjnë histori, fitorja e juaj gravon një sukses të ri, për t’i bërë të ndrisin përsëri vitet e arta“./FrontOnline/