Ish-lojtari i Feronikelit, Besmir Bojku është transferuar te klubi shqiptar, Struga Trim Lum në Maqedoninë e Veriut.
Kështu ka njoftuar klubi i Strugës përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
26-vjeçari në dy vitet e fundit ishte pjesë e ish-kampionit të Superligës së Kosovës, Feronikelit.
Mesfushori nga Tetova gjatë karrierës së tij ka djerësitur edhe fanellat e klubeve si: FC Shkupit, Shkëndijës së Tetovës dhe Rabotniçkit.
Struga Trim Lum është skuadra e tretë shqiptare që do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garat evropiane.