Delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë kanë filluar të mblidhen në njërin nga hotelet në Prishtinë ku edhe do të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie. Tashmë ka mbërritur Skënder Hyseni, Arban Abrashi derisa delegatë të tjerë janë duke vazhduar të vijnë.
Kuvendi zgjedhor i LDK pritet të fillojë më ora 10:00.
Në Kuvendin Zgjedhor për kryetar të LDK-së të pranishëm do të jenë 335 delegatë nga 38 degë të këtij subjekti në tërë Kosovën
Tashmë në vendin ku do të mbahet Kuvendi zgjedhor i LDK, ka arritur edhe njëri prej kandidatëve për kryetar të kësaj partie Besian Mustafa.