Me ardhjen e pronarëve të rinjë, Besa e Pejës është duke punuar fuqishëm në ndërtimin e akademisë së klubit duke iu kushtuar rëndësi grupmoshave të reja.
Klubi pejan është inkuadruar sivjet në Superligën e Kosovës, por që nuk ka arritur rezultate të kënqshme, shkruan FrontOnline.
Kjo për faktin se skuadra që drejtohet nga Leotrim Krasniqi është paraqitur me futbollistë të rinjë dhe pa përvojë.
Megjithatë, grupmosha U17 ka treguar paraqitje të larta në fushën e gjelbër.
Grupmosha U179 e Besës këtë edicion ka grumbulluar 53 pikë, derisa e ka siguruar titullin e kampionit.
Pas 19 ndeshjeve të zhvilluara, pejanët e rinjë kanë regjistruar 17 fitore, dy barazime dhe asnjë humbje./FrontOnline/