Besa dhe Prishtina nesër zhvillojnë duelin e tyre të 66-të pas luftës. Ndeshen dy skuadrat më të trofeshme pas luftës, megjithëse Besa tani e rënë nga Superliga, në anën tjetër Prishtina ka marrë kreun në klasifikim dhe tani donë ta ruaj në katër ndeshjet e mbetura.
Në 65 ndeshje, Prishtina ka 38 fitore përkundër 9 barazimeve dhe 18 fitoreve të Besës me goldallim +51, 114:63, përcjell FrontOnline.
Besa nuk ka rezultat pozitiv me Prishtinën që nga fitorja në çerekfinale të kupës në vitin 2017. Nga atëherë Prishtina ka arritur 7 fitore, prej tyre tre në këtë edicion, 4:0, 0:2 dhe 5:1.
Megjithatë, skuadra e re pejane me shumë talente në radhët e saj, ka befasuar me lojë, e sidomos me rezultate në dy ndeshjet e fundit. Andaj, Prishtina duhet të jetë jashtëzakonisht e përgjegjshme dhe e përqendruar para duelit vendimtar të nesërm.
Skuadra kryeqytetase ka disa mungesa për shkak kartonëve, por pritet të paraqitet me përbërjen më të mirë të mundshme në dispozicion.
Fitorja Prishtinën do ta mbante në fillim të kreut dhe futbollistët janë të bindur që do të japin maksimumin që të mbajnë deri në fund atë pozitë që pas tetë vitesh do të sillte titullin e kampionit./FrontOnline/