×
  • Sport
  • Sport

    Besa kampione e Play-Off-it Nacional në kategorinë U17

    FrontOnline
    25 Qershor 2021

    Besa ka arritur ta fitojë titullin e kampionit në Play-Off-in Nacional në grupmoshën nën 17 vjeç.

    Në ndeshjen finale e cila u zhvillua të premten paradite në Kampin Nacional Edukativ të FFK-së në Hajvali, futbollistët e Besës arritën ta mundin Gjilanin, me rezultat 3:2.

    Ndeshja u karakterizua me lojë interesante dhe rivalitet të madh deri në fund.

    Pejanët ishin më të mirë në pjesën e parë, kur krijuan epërsi 2:0, me golat e shënuar nga Etnik Bruti (26’) dhe Dion Berisha (33’). Në pjesën e dytë gjilanasit arritën të kthehen në rezultat, duke barazuar shifrat me golat e Albanit Halabakut (55’) dhe Flakron Qehajës (65’).

    Megjithatë, në minutën e fundit pejanët shënuan golin e fitores, kur Etnik Bruti realizoi nga pika e bardhë, pasi paraprakisht brenda zonës u shkaktua ndërhyrje e palejueshme nga mbrojtja gjilanase. Kësisoj, Besa U17 u shpall kampione e këtij eventi, pas një turneu me ndeshje mjaft të forta dhe cilësore.

    Njëherësh Besa, Gjilani dhe A&N, që zunë tri vendet e para në këtë turne, e siguruan pjesëmarrjen në Superligën U17 për edicionin e ri. Kupat për dy skuadrat finaliste i ndanë kryetari i LRF Prishtinës dhe njëherësh anëtari i KE të FFK-së, Ismajl Ajeti, dhe kryetari i LRF të Ferizajt, Afrim Haliti.

    Të shtunën në orën 9:00 do të zhvillohet finalja në kategorinë U13, ndërmjet Feronikelit dhe Ronit 19, derisa në orën 11:00, do të luhet finalja e kategorisë U15, ndërmjet Arsenalit dhe 2 Korrikut./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport20 Nëntor 2024
    Tifozat Kuq e Zi po vazhdojnë ta ngritin zërin kundër organizimit të Shqipërisë bashkë me Serbinë të Kampionatit Evropian U-21 në vitin...
    Sport20 Nëntor 2024
    Mbrëmë është kompletuar faza e grupeve në Ligën e Kombeve, natyrisht me përjashtim të ndeshjes së ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës. Nga...
    Sport20 Nëntor 2024
    Rafael Nadal, legjenda e tenisit, luajti mbrëmë ndeshjen e tij të fundit profesionale duke humbur 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbi 72 familje përfituan nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike në kuadër të...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka deklaruar se organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i tha Fox News të martën vonë se Ukraina do të humbiste luftën nëse Uashingtoni, mbështetësi i...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar idetë dhe propozimet që marrëveshja bazike Kosovë-Serbi të zbatohet sipas preferencave të pikave të saj. Sipas tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.