Besa Famgas e Vëllaznimi e kanë luajtur të martën mbrëma ndeshjen e mbetur të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare të Besës, përcjell FrontOnline.
Skuadra pejane ka fituar bindshëm ndaj gjakovarëve.
35:16 ishte rezultati në fund në të mirë të Besës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:8.
Denis Shabanoviq me 9 gola ishte më efikasi te Besa Famgas. Mal Luzha u dallua me efikasitet te Vëllaznimi, duke realizuar 8 gola.
Besa Famgas ka fituar tetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 16 pikë. Vëllaznimi është i katërti me 10 pikë nga nëntë ndeshje./FrontOnline/