Besa Famgas ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Skuadra pejane të shtunën e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit, përcjell FrontOnline.
Në palestrën “Karagaçi”, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin bindës, 40:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:11.
Arnbios Mushkolaj ishte më efikasi te pejanët me 10 gola. Yll Muqolli i realizoi 6 gola. Te Vëllaznimi më efikasi ishte Ardi Halili me 6 gola.
Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Gjakovë, ndërsa Besa nuk pritet të ketë telashe për të kaluar në finale.
Besa Famgas i ka fituar të gjitha ndeshjet në edicionin e rregullt dhe është kampione në fuqi./FrontOnline/