Me ardhjen e pronarëve të rinjë, Besa e Pejës është duke punuar fuqishëm në ndërtimin e akademisë së klubit duke iu kushtuar rëndësi grupmoshave të reja.
Klubi pejan është inkuadruar sivjet në Superligën e Kosovës, por që nuk ka arritur rezultate të kënqshme, shkruan FrontOnline.
Kjo për faktin se skuadra që drejtohet nga Leotrim Krasniqi është paraqitur me futbollistë të rinjë dhe pa përvojë.
Megjithatë, grupmoshat U19 dhe U17 të Besës së Pejës janë duke treguar paraqitje të larta në fushën e gjelbër.
Grupmosha U19 e Besës këtë edicion pas 20 javësh, ka grumbulluar 32 pikë, derisa ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë.
Skuadra në fjalë drejtohet nga trajneri i njohur, Valdet Shoshi derisa në pesë ndeshjet e fundit, skuadra ka regjistruar katër fitore dhe një barazim.
Katër fitoret e djelmoshave të rinjë të Besës u arritën ndaj Gjilanit, Dritës, KEK-ut dhe Ramiz Sadikut, kurse barazimi ndaj Prishtinës.
Drejtori i Besës së Pejës, Jerome Klein në një prononcim për “FrontOnline” ka thënë se po punojnë shumë për të ardhmen e Besës së Pejës.
“Puna ekipore është e madhe me futbollistë që kanë potencial. Me grupmoshën U17, jemi të parët në regjion. Jemi duke punuar shumë për të ardhmen e Besës”, ka thënë francezi, i cili në stinorin vjeshtor drejtoi Besën në Superligën e Kosovës. /FrontOnline/